Analiza Vjetore 2016

analiza 2016Ky botim i analizës vjetore për vitin 2016 prezanton përpara publikut auditimet me impakte të rëndësishme dhe me efekte të konsiderueshme në menaxhimin e financave publike dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si auditimi i performancës mbi marrëveshjet hidrokarbure në Shqipëri, auditimi në Infrastrukturën Rrugore, Auditimet në Menaxhimin e Financave Publike, Auditimet në Dogana dhe Tatime, Auditimi në Sistemet Informatike, Auditimet në administrimin e pronave, etj.

 

Analiza e KLSH-së pati në qendër të punimeve sfidat që ka KLSH-së për të forcuar më tej pozitën e saj si “agjente e qytetarëve”, në tre fusha: të zbatimit të standarteve ndërkombëtare ISSAI, të luftës kundër korrupsionit dhe rritjes së transparencës nëpërmjet zgjerimit të kanaleve të komunikimit. Në arritjen e këtyre objektivave, KLSH do të asistohet edhe nga Banka Botërore dhe Zyra Polake e Auditimit (NIK), në kuadër të projektit IPA.  

 

 

 

Zoti Jacek Jezierski, Këshilltar i Presidentit të NIK-ut polak shpalosi gjatë zhvillimit të punimeve të analizës, Strategjinë e EUROSAI-it për vitet 2018-2023 dhe analizoi objektivat e kësaj strategjie, me qëllim që SAI-t të kontribuojnë në realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, si pjesë e Axhendës 2030 të OKB.

 

 

 

Analiza e institucionit për vitin 2016 ishte një moment reflektimi për të ardhmen dhe në këtë kontekst Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj, evidentoi sfidat për vitin 2017, viti i realizimit të Strategjisë së Zhvillimit të KLSH 2013-2017, duke theksuar që “... KLSH do të konsolidojë auditimet e përputhshmërisë bazuar në standardet ndërkombëtare, auditimet financiare, në veçanti në drejtim të certifikimit të pasqyrave financiare, si dhe do të rrisë numrin e auditimeve të performancës në 1015% të auditimeve totale dhe auditimet IT në 50%. ”Integriteti dhe etika do të jenë në themel të punës audituese. Do shtojmë prezencën në Parlament, në komisione për Ekonomitë dhe Financat si dhe në komisionet hetimore”.