Analiza 2013

Kalendari i Zhvillimit të Analizave të Veprimtarisë së KLSH-së të Vitit 2013, nga Departamentet dhe Drejtoritë

Bazuar në Urdhrin nr.2 datë 06/01/2014 të Kryetarit të KLSH-së “Për Kryerjen e Analizave të Veprimtarisë së KLSH-së të Vitit 2013” datat e zhvillimit të Analizës nga Departamentet / Drejtoritë do të jenë:

1. Departamenti i Auditimit të Performancës - datë 13 janar 2014 ora 13:00.
2. Departamenti i Auditimit të Investimeve dhe Projekteve me Financime të Huaja, Shoqërive Publike dhe Mbrotjes së Mjedisit – datë 14 janar 2014 ora 13:00.
3. Departamenti i Auditmit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, Kontrollit të Territorit, Administrimit të Aseteve të Qëndrueshme - datë 15 janar 2014 ora 13:00.
4. Departamenti i Auditimit të Buxhetit Qendror, Administratës së Lartë Publike, Menaxhimit Financiar dhe Auditimit të Brendshëm - datë 16 janar 2014 ora 13:00.
5. Departamenti i Auditimit të Ardhurave të Buxhetit të Shtetit - datë 17 janar 2014 ora 13:00.
6. Drejtoria e Komunikimit dhe Shërbimeve/Sektori i Financës/Drejtoria e Burimeve Njerëzore - datë 18 janar 2014 ora 10:00.
7. Drejtoria Juridike dhe e Kontrollit të Cilësisë / Departamenti i Kërkimit Shkencor / Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë - datë 18 janar 2014 ora 13:00.

Në analizë do të marrë pjesë Kryetari i KLSH-së, Sekretari i Përgjithshëm ose Drejtori i Përgjithshëm.