Aktiviteti i Kontrollit të Lartë të Shtetit me rastin e 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

09.03.2015

Me rastin e shtatë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më datën 17 Shkurt 2015 Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj, një grup audituesish dhe drejtuesish të KLSH-së vizituan qytetin historik të Prizrenit.

U përzgjodh qyteti i Prizrenit për shkak të rëndësisë që ka ky qytet në historinë e kombit shqiptar. Lidhja shqiptare e Prizrenit e vitit 1878 ishte e para lëvizje çlirimtare me karakter kombëtar, në të cilën morën pjesë të gjitha krahinat e Shqipërisë. Ajo ishte lëvizja e parë masive, e cila synoi të përmbushte programin madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

prizren1


Përfaqësuesit e Kontrollit të Lartë të shtetit vizituan  Shtëpinë Muze  të Lidhjes shqiptare të Prizrenit ku përmes dokumenteve të  shkruara historike dhe  pamjeve të figurave më rëndësishme të kësaj lidhje dhe lëvizjes kombëtare  në tërësi dokumentohet rëndësia e veçantë që ka kjo lidhje.

prizren2


I ftuar në aktivitetin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ishte dhe një ndër artistët më të spikatur të artit figurativ të trevave shqiptare, Zotin Luan Mulliqi, i lindur në Gjakovë dhe banues në Prishtinë, me të cilin u zhvillua një bisedë me temë “Shteti i Kosovës”.

Zoti Mulliqi është  i njohur në Shqipëri për skulpturën kushtuar nobelistes shqiptare Nënë Tereza. Skulpturat e tij janë në koleksionet private dhuruar shumë personaliteteve botërore si Papa Gjon Pali i II, ish Presidenti i SHBA Klinton dhe ish Mbretit i Japonisë Hirohito.