Aktivitetet e muajit të hapur në datat 21-22 nëntor

25.10.2017

Në sallën e mbledhjeve të KLSH, në datën 21 nëntor, është mbajtur prezantimi “Ide të reja mbi Inteligjencën Artificiale” përgatitur nga z. Idlir Dervishi dhe z. Edvin Stefani.

01muaji22Ky prezantim është mbështetur në një artikull shumë interesant të tre autorëve nga Universiteti i New Jersey, në SHBA : z.Hussein Issa, z.Ting Sun dhe z.Miklos A. Vasarhelyi.
Materiali u prezantua nga z. Dervishi, Auditues i I-rë, i cili paraqiti se çfarë është inteligjenca artificiale (IA) e shekullit të ri dhe si po përdoret ajo në botë. Në mjekësi, inxhinieri, bujqësi e turizëm, Inteligjenca Artificiale ka gjetur vend masivisht në çdo fushë. 

Auditimi do të evoluojë gjithashtu drejt aplikimit të IA. Vitet e fundit është përfituar shumë në auditim nga shpejtësia e teknologjisë si dhe hapësira e madhe e ruajtjes e magazinimit që IA ofron. Disa firma kontabiliteti dhe biznese kanë realizuar shpenzime të mëdha në fushën e IA-ve. Artikulli i prezantuar nga z.Dervishi propozon disa ide mbi fushat e përdorimit të efektshëm të IA-ve, aty ku përdorimi i këtyre teknologjive në ngjitje, është edhe më premtues. Më tej, z.Dervishi preku edhe disa aspekte të metodologjisë së transformimit të auditmit në sferën e IA, si një siguri më shumë për të ardhmen.

Inteligjenca artificiale, megjithatë ende nuk ka gjetur vend në Auditim. “Duke qenë se auditimi është punë që kërkon kreativitetin dhe imtësinë e mendjes njerëzore, IA nuk mund të zërë vendin e një audituesi. Megjithëkëtë, ka procese të ndryshme të auditimit, ku inteligjenca artificiale mund të zërë vend përkrah audituesit” – ka përmbledhur z. Dervishi.
Prezantimi u ndoq me shumë interes veçanërisht nga audituesit e rinj, te cilët ishin shumë aktivë me pyetje dhe diskutime.

Paraqitja  e Projekt-ideve të audituesve të rinj të KLSH-së

Në sallën e Akademisë së Shkencave, po në datën 21 nëntor, janë mbajtur prezantime nga audituesit e rinj të KLSH. Në këtë takim, janë prezantuar disa ide të reja për përmirësimin e punës së institucionit dhe të proceseve të auditimit nga auditues të rinj të KLSH-së, të cilët gjatë vitit 2017 kanë kaluar nga Auditues të II-të në Auditues të I-rë. 
Takimi u drejtua nga Drejtoresha e Përgjithshme e KLSH-së, zj.Lindita Lati.
 
Gjatë këtij aktiviteti u prezantuan punimet e mëposhtme :
•z. Bledi Dervishaj, Auditues i I-rë referoi mbi “Arkivimin elektronik të eksperiencës në auditim”;
•z. Aldo Kume, Auditues i I-rë, prezantoi temën “Matësit inteligjentë”;
•z. Erion Muho, Auditues i I-rë, “Nevoja dhe rëndësia e përmirësimeve ligjore në procesin e Prokurimit Publik”;
•znj. Eni Kabashi, Audituese e I-rë ndau me të pranishmit idetë e saj mbi “Menaxhimin financiar dhe kontrollin”;
• znj. Almida Kafia, Audituese e I-rë, “Studim mbi nivelin e zbatimit të rekomandimeve të KLSH-së”.
•z.Flavio Xhuveli, Auditues i I-rë, “Specifikat e akteve te auditimit, si akte te veçanta administrative”;
•zj.Melina Kabo, Audituese e I-rë, “ Eksperienca si audituese“;
•z.Orgets Levani, Auditues i I-rë, “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në Luftën kundërMashtrimit dhe Korrupsionit dhe Bashkëpunimi me Organet Hetuese”;
•z. Dorino Meçe, Auditues i I-rë,  “Monitorimi i procesit të regjistrimit fillestar, domosdoshmëri për burimin e gjurmës së auditimit të jashtëm tek pronat “;
•zj.Miranda Berdo, “Qeverisja korporative - të ilustruara me formën aplikative të tyre në KLSH”;
•z. Blerin Shkurti, Auditues i I-rë,  “Ligjet dhe rregulloret pёr organizimin dhe funksionimin nё shoqёritё aksionere publike”;
•zj.Erieta Këlliçi, Audituese e I-rë, “Menaxhimi i Riskut, INTOSAI 9130”.

02muaji22

03muaji22

Audituesit, u treguan të gatshëm t’iu përgjigjeshin pyetjeve të të pranishmëve. Ky aktivitet, u prit me interes nga të gjithë kolegët e institucionit e sidomos nga audituesit me eksperiencë, të cilët ngritën pyetje dhe komente të detajuara mbi çështjet e trajtuara.

Analizë e praktikave të Auditimit, Departamenti i Teknologjisë së Informacionit (IT) dhe Investimeve të Huaja

Në ambientet e KLSH, në datën 22 nëntor u mbajt aktiviteti i radhës në kuadër të Muajit të Hapur në këtë institucion. Përmes prezantimeve, kolegët auditues të IT dhe Investimeve të Huaja përcollën punimet e tyre lidhur me auditimet kryesore që kjo drejtori ka realizuar së fundmi.  Drejtori i Drejtorisë së Auditimit të IT, z. Kozma Kondakçiu, mbajti një prezantim mbi Metadatat të titulluar “Përdorimi i Kompjuterit në Auditim”. Metadata është definuar si të dhënat e të dhënave për një ose më shumë aspekte të të dhënave; përdoret për të përmbledhur informacionin bazë për të dhënat që mund të bëjnë më të lehtë ndjekjen dhe punën me të dhëna specifike. Një qëllim kryesor i meta të dhënave është të ndihmojë përdoruesit të gjejnë informacione relevante dhe të zbulojnë burimet. Metadata gjithashtu ndihmon për të organizuar burime elektronike, për të siguruar identifikimin digjital dhe për të mbështetur arkivimin dhe ruajtjen e burimeve.
 
Z. Blerim Shkurti, Auditues i II-të, prezantoi botimin e KLSH, “Eksperienca e Vendeve Europiane në Auditimin e Jashtëm Publik”. Ky prezantim trajtoi raportin e SAI-ve tё Europёs me parlamentet pёrkatёse, dy Rezolutat e OKB-sё pёr pavarёsinё e SAI-ve, raste bashkёpunimi nё Poloni, Norvegji si dhe situatёn e ZKA-sё nё Kosovё.

04muaji22

05muaji22

Botimin e KLSH-së “Direktiva Europiane mbi Prokurimin Publik dhe Koncesionet” e prezantoi Z. Idlir Dervishi. Në diskutimet me auditues që e njohin mirë ligjin shqiptar për koncesionet u debatua lidhur me implementimin e kësaj direktive të re në Shqipëri. Ligji Shqiptar aktual mbi prokurimin publik dhe koncesionet është i gati i njëjtë me direktivën e kaluar të BE. Për këtë arsye ligji duhet përditësuar.