Aktivitetet e Muajit të Hapur të KLSH, 13-15 nëntor

15.11.2017

Në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Hapur në KLSH, që synojnë rritjen e transparencës së aktivitetit të institucionit për qytetarët, në javën e dytë u zhvilluan një sërë aktivitete.
Në datë 13 nëntor, java e dytë e muajit të hapur u çel me një leksion nga prof. Skënder Osmani me temë “Optimizimi me shumë kritere”. Në këtë leksion u diskutua për ndihmesën që jep ky koncept në fushën e auditimit.

jav1

jav2

Prof. Skënder Osmani përmendi që historikisht nevoja e studimit dhe vlerësimit të riskut në fushën e optimizimit ka lindur në shumë veprimtari, punime, projekte etj, të naftës, energjisë, gjeologjisë, ku investimet kanë qenë relativisht të mëdha dhe parashikimi i efektivitetit dhe sigurisë ka pasur rolin  e një rëndësie të veçantë. Kjo nevojë për riskun është shfaqur me theks (kohët e fundit) edhe në KLSH për auditimin e performancës, p.sh ngritja e kursit të Analizës së Riskut në KLSH, diskutimet dhe debatet e bëra vitet e fundit për sigurimin e performancës jo vetëm mbi bazën e 3E (eficencës, efektivitetit, ekonomicitetit). Po kështu nevoja e madhe për riskun ka kohë që ka trokitur edhe në Fakultetin e Gjeologji Minierave në procesin mësimor, i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë në shumë lëndë vetëm deterministik.
Gjatë leksionit u trajtuan këto çështje me interes për pjesëmarrësit:
•Kuptimi i Optimizimit me shumë kritere;
•Shembulli i makinave në Optimizimin me shumë kritere;
•Eficienca (Objekt themelor i optimizmit);
•Performanca dhe Optimizimi me shumë kritere (Përparësitë e Optimizimit ndaj Performancës);
•Elementët të Teorisë së Lojërave;
•Zbatime në ekonomi, në politikë, në auditim;
•Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi (Kusht i domosdoshëm për optimizmin);
•Rëndësia e klasifikimit në prokurimin e projektit të burimeve njerëzore, burimeve të çfarëdoshme ekonomike, teknologjive etj.);
•Matematika dhe Teknologjia Inteligjente;
•Strategjia themelore e zhvillimit në optimizmin me shumë kritere;
•Konsiderata për Inteligjencën Artificiale, machine Learning, dataming.

Leksioni u zhvillua në formën e bashkëbisedimit midis Prof. Skënder Osmanit dhe audituesve të KLSH, duke ndërthurur teorinë me pjesën praktike të auditimit.

Aktivitetet e datës 14 nëntor vazhduan me prezantimin e dy botimeve të KLSH-së.
Audituesja Jorida Zhegu prezantoi botimin “ Forcimi i kapaciteteve të Auditimit të Jashtëm në Shqipëri” në gjuhën shqipe dhe angleze , i cili është  botimi i 12 i publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë vitit 2016. Botimi i është kushtuar tërësisht përurimit dhe prezantimit të projektit të binjakëzimit të financuar nga instrumenti i para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Përurimit të Projektit ju kushtua një aktivitet i veçantë i zhvilluar në datë 6 maj 2016 në të cilin ishin të ftuar, Presidenti i Zyrës së Auditimit të Polonisë z. Kwiatkowski, Audituesi i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Kroacisë z. Klesiç, Ambasadori i BE-së në Tiranë, zj. Vlahutin, Ambasadori i Republikës së Polonisë në Tiranë, z. Jeziorski, Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Tiranë, zj. Bujas Juraga, përfaqësues të Ministrisë së Financave, të shoqërisë Civile, të botës akademike, të mediave, auditues të KLSH-së, etj.

jav3

jav4

Audituesi Erion Muho prezantoi dhe bëri një përmbledhje të botimit “Konferenca e IV Shkencore e KLSH-së (dy volumet)”, i cili merr një rëndësi të veçantë në kushtet e zhvillimit të vendit tonë, ku teknikat e identifikimit, vlerësimit dhe menaxhimit të risqeve, sidomos në ekonomi, ende njihen pak. Njohja e detajuar e risqeve të shumta makroekonomike ndihmon në adresimin e duhur të tyre, duke përgatitur programe për shmangien e risqeve, ose, në pamundësi për t’i shmangur, për pakësimin e pasojave nga ndodhja e tyre. Qasjet në analizën e riskut janë të shumta, por prezantimet e tre ditëve të Konferencës synuan identifikimin e kërcënimeve ndaj ekonomisë se vendit si dhe vlerësimin e risqeve, duke treguar mënyrat për t’i menaxhuar ato.
Gjithashtu Departamenti i Auditimit të Investimeve të Huaja dhe IT  zhvilloj me audituesit e rinj “Analizën e praktikave të auditimit”. Drejtor i Departamentit, znj. Yllka Pulashi  bëri prezent mënyrën se si auditohen nga KLSH projektet dhe investimet publike.  Drejtor i Departamentit znj. Yllka Pulashi  përzgjodhi tre auditimet më të mira të zhvilluara nga ky departament ku referuan auditues me eksperience në këtë departament.

jav5

Aktivitetet e datës 15 nëntor vazhduan me pjesëmarrjen e KLSH-së në edicionin e 20-të të Panairit të Librit, duke shënuar kështu vitin e pestë radhazi. Stenda e KLSH-së në panair përfaqëson një moment ballafaqimi me qytetarët, ku libri është gjuha e komunikimit që institucioni ka përzgjedhur të ketë me qytetarët dhe palët e interesit. Biblioteka e KLSH-së është e aksesueshme online për cilindo të interesuar dhe librat mund të shkarkohen falas e të bëhen pjesë të bibliotekës personale për të interesuarit.

jav6

KLSH prezantoi në këtë panair 77 botime, nga të cilat 10 botime i përkasin vitit 2017.
Gjithashtu në KLSH audituesit e rinj të Departamentit të Auditimit të Performancës promovuan botimet e KLSH-së me titull “Audituesit e KLSH-së në shtypin e përditshëm Vol VII (Korrik – Dhjetor 2016)” dhe “Auditimet e Performancës në KLSH 2012-2015”.
Audituesi Redi Ametllari prezantoi botimin “Audituesit e KLSH-së në shtypin e përditshëm Vol VII (Korrik – Dhjetor 2016)”.Prezenca e audituesve të KLSH-së në shtypin e përditshëm nuk është më një risi për KLSH-në, por është rrjedhë normale e punës për audituesit, që gjetjet dhe rekomandimet e tyre kryesore të mund t’i shtjellojnë me shkrime dhe analiza në shtypin e përditshëm.

jav7

Audituesja Miranda Berdo prezantoi përpara audituesve botimin “Auditimet e Performancës në KLSH 2012-2015” ku theksoi së Auditimi i Performancës është një nga llojet më komplekse dhe më të vështira të auditimit për nga rregullat, metodologjia, fleksibiliteti i qasjeve, periodiciteti, gjerësia e evidencave dhe literatura e konsultuar.

jav8