Aktivitete sociale gjatë trajnimit të zhvilluar në Gjykatën e Llogarive të Republikës së Turqisë

28.08.2015

Në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të datës 16.11.2012, të nënshkruar midis Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Bujar Leskaj dhe Presidentit të Gjykatës së Llogarive të Republikës së Turqisë z. Recai Akyel, në datat 24 – 28 Gusht 2015, një grup prej 16 audituesish të Kontrollit të Lartë të Shtetit, morën pjesë në trajnimin e zhvilluar me temë “Auditimi Publik”, në Ankara.

Vizita zyrtare nisi me pritjen e ngrohtë që ju rezervua grupit të KLSH`së nga Presidenti i Gjykatës së Llogarive të Turqisë, Prof.Ass.Dr. Recai Akyel, i cili theksoi rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta të trajnimit, me qëllim rritjen e kapaciteteve audituese nga shkëmbimi i eksperiencave.
z. Akyel, theksoi faktin se përveç shkëmbimit të eksperiencave të përbashkëta, grupit të KLSH`së duhej ti jepej mundësia të njihej dhe me historinë dhe kulturën e Turqisë. Në zbatim të kësaj porosie të Presidentit, audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit kryen një sërë vizitash kulturore.

Në vizitën e tyre të parë, audituesit e KLSH`së, vizituan Mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturk, themeluesit të Republikës së Turqisë.

Në ditën e tretë të qëndrimit në Turqi, për nder të Grupit të KLSH`së u organizua një shëtitje kulturore në qytetin e Eskisehir. Shëtitja u organizuar nga Gjykata e Llogarive në bashkëpunim me Bashkinë e Eskisehir. Gjatë kësaj vizite grupi i KLSH, pati mundësi të njihej nga afër me historinë e këtij qyteti, si një qytet industrial (në të cilin lindi industria e prodhimit të trenave dhe avionëve), turistik dhe studentor ku 100,000 studentët e tij përbëjnë afërsisht 1/6 e popullsisë së përgjithshme. Audituesit e KLSH`së, zhvilluan një shëtitje me barkë në lumin Porsuk i cili gjarpëronte në mes të qytetit, vizituan Muzeun e Dyllit Yilmaz Buyukersen, parkun më të madh të qytetit Kent Park, në të cilin gjendej një kështjellë madhështore, akuariumi më i madh i qytetit, qendra shkencore e qytetit dhe një planetarium modern.

Ditën e fundit, pas ceremonisë së dorëzimit të çertifikatave, u organizua shëtitje kulturore në Muzeun e Civilizimit të Ankarasë, i hapur në vitin 1921 dhe shpallur si “Muzeu i vitit” në Europë në vitin 1997. Më pas, për nder të Grupit të KLSH`së, u shtrua një drekë në një nga restorantet e qytetit. Pas drekës grupi i KLSH vizitoi xhaminë e Haxhi Bajram, e cila është një ndër xhamitë më të vjetra në Ankara, si dhe pjesën e vjetër të qytetit të Ankarasë të quajtur Hamamonu.

dylli 1

dylli 2


dylli 3