Kontrolli i Larte i Shtetit

 
Në datën 12 05.2009, në selinë e NATO-s, Bruksel, një përfaqësi e Kontrollit të Lartë të Shtetit asistoi në punimet e Konferencës Ndërkombëtare mbi “Diskutimin e Raportit Vjetor 2008 të Auditimit me Vendet Anëtare të NATO-s”.  
 
Pjesëmarrja dhe përfaqësimi i KLSH-së  për herë të parë në punimet e kësaj Konference u mirëprit dhe u përshëndet nga të gjithë përfaqësuesit e vendeve anëtare të Organizatës së Atlantikut të Veriut (NATO).
Gjatë muajit Maj të çdo viti organizohet takimi i Bordit Ndërkombëtar të Audituesve për NATO-n  (IBAN), i cili diskuton raportin vjetor të mëparshëm të auditimit me vendet anëtare (CNAB), e që zhvillohet nga një ekip i jashtëm audituesish prej 21 zyrtarësh.
  
Raportet pas diskutimit dhe miratimit të tyre nga ana e Bordit, dorëzohen për aprovim në Këshillin e Sigurimit.
Me interes është fakti se në vendet anëtare duke filluar nga viti 2006, aplikohen standardet e IPSAS (International Public Sector Accounting Standards), të cilat parashikohen të përfundojnë se implementuari në vitin 2012.
  
Me anëtarësimin zyrtar të Shqipërisë në NATO, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të përfaqësohet pranë këtij Bordi rregullisht, duke kontribuar maksimalisht në diskutimin dhe miratimin e raporteve vjetore të auditimit.


© 2006, Kontrolli i Larte i Shtetit. - Te gjitha te drejtat e rezervuara