|
Në datat 27 Prill -1 Maj 2009, nga Administrata Ndërkombëtare Turke e Kooperimit dhe Koordinimit (TIKA) në bashkëpunim me Gjykatën e Llogarive, në Ankara të Turqisë u organizua workshop-i me temë “Mbi Auditimin e Jashtëm” .
Me ftesë të këtij institucioni në këtë workshop nga Institucioni ynë morën pjesë tre përfaqësues të stafit drejtues dhe auditues, si dhe përfaqësues të Institucioneve Supreme të Kontrollit të rajonit.
Zhvillimi i këtij workshop-i u përqendrua në prezantimin e eksperiencës e teknikave të auditimit që aplikohen në Gjykatën e Llogarive të Turqisë.
Trajtesat e zhvilluara u fokusuan në dy llojet kryesore të auditimit
1. Auditimin Financiar
2. Auditimin e Performancës
Gjatë prezantimit të metodikave të auditimit u trajtuan çështje të tilla si: cikli dhe stadet e zhvillimit të auditimit, planifikimi, zhvillimi dhe raportimi i auditimit, teknikat audituese mbi baze risku dhe materialiteti etj.
Pjesëmarrja në këtë workshop e përfaqësuesve të KLSH-se është në vazhdën e trajnimeve të përftuara nga stafi ynë auditues me synim ngritjen e kapaciteteve audituese, shkëmbimet e eksperiencave midis pjesëmarrësve institucioneve analoge të vendeve të ndryshme si dhe njohja me zhvillimet me të fundit në fushën e auditimit të jashtëm në sektorin publik.
|